Pasioni për rritjen e papagajve, Juli Xhokaxhi dhe Kristina ndajnë eksperiencat me shpendët

schedule09:00 - 29 Korrik, 2020

schedule 09:00 - 29 Korrik, 2020

Mëngjesin e sotëm në studion e “Abc e Mëngjesit” është diskutuar për pasionin e rritjes së shpendëve, konkretisht të papagajve.

Të ftuara në studio,  moderatorja Juli Xhokaxhi dhe e apasionuara pas papagajve Kristina Sharku kanë folur për rritjen e tyre.

“Është mësuar me mua, më njeh në bazë të aromës. Kam dy papagaj, kam diku 5-6 muaj që i mbaj papagajt. Janë shumë xheloz për njëri-tjetrin. Unë i dua edhe i gjarprinjtë, dua ta marr në shtëpi, po imë më nuk është dakord.

Fishkëllejnë me tonin e lartë sic e kam unë, kur e shikon që unë po dal. Ndërsa kur i thërret me emër e kupton kur i thërret atij. Unë gjatë gjithë kohës i kam pasur qejf kafshët dhe shpendët prandaj edhe vendosa t’i merrja në shtëpi”, tha Kristina.

Më tej ajo foli edhe për mënyrën e të ushqyerit të tyre, duke theksuar se një papagall i ka ngordhur pasi është kequshqyer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!