“Pasioni për futbollin sa vjen e rritet”, 53-vjeçari japonez rinovon sërish

schedule09:15 - 11 Janar, 2021

schedule 09:15 - 11 Janar, 2021

Në shkurt feston 54-vjetorin e lindjes, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Flasim për Kazuyoshi Miura, legjendën e futbollit japonez. Sulmuesi vijon të vendosë rekorde të pabesueshme, teksa është pjesë e Yokohama FC prej dhjetorit të vitit 2005.

“Veterani” i repartit ofensiv do të vazhdojë të luajë me ekipin e elitës së futbollit japonez. Me anë të një postimi në Twitter, Yokohama FC lajmëron zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit me sulmuesin e njohur.

Kazuyoshi Miura (55 gola me kombëtaren e Japonisë), i cili njihet si futbollisti më i moshuar në nivel profesionist, do të jetë pjesë e ekipit kryeqytetas edhe sezonin e ardhshëm.

Pasioni im për futbollin vetëm sa rritet. Do të luaj më shumë ndeshje sezonin e ri, jam gati të ndihmoj skuadrën për të fituar“, u shpreh Miura pas rinovimit të kontratës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!