Pasion për peshkimin/ Xhelil Hoxha: E ushtroj në kohën e lirë, nuk peshkoj në zonat e ndaluara

schedule20:33 - 30 Mars, 2024

schedule 20:33 - 30 Mars, 2024

Ditët e ngrohta të pranverës Xhelili i shfrytëzon për të ushtruar një nga pasionet e tij më të dashura, peshkimin.

Bashkë me dy miqtë të tij nga Prizreni, ka kaluar kufirin për të peshkuar në liqenin e Kukësit.

Pasi ka bërë gati ushqimin për peshqit, pozicionon kallamet në breg dhe pret me durim derisa ata të sinjalizojnë rënin e presë në grep.

Tregon se pasioni i tij zuri fill 12 vite më parë kur u gjend në shoqërinë e disa personave që peshkonin dhe sot ka çdo mjet që i duhet.

Për të peshkuar shkon jo vetëm në liqene por edhe lumenj e dete.

Xhelili thotë se muajt e pranverës janë më të përshtashëm për të ushtruar këtë veprimtari. Megjithatë edhe kur nuk ka rezultat e largohet duarbosh ai nuk mërzitet.

Tregon disa nga llojet e peshqeve që kanë vlera të larta ushqyese.

Peshkimi dhe koha e gjatë që kalon në natyrë e bëjnë të ndihet mirë.

Atyre që qëndrojnë larg natyrës, veçanërisht të rinjve, u sugjeron të zbulojnë pasionet e tyre dhe të angazhohen në sporte të ndryshme për t`u ndjerë me të qetë e të plotësuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!