Mbrëmjen e së mërkurës në një lidhje direkte me studion e “Byro Politike” ishte edhe Dritan Shano ekspert ekonomie.
Gjatë bisedës në studio, Shano u shpreh ndër të tjera se qevritë nuk janë vetëm për show dhe se duhet të marrin përgjegjësi që t’i nxjerrin njerëzit, bizneset dhe ekonominë në tërësi, nga situata e krijuar.
I pyetur për pasigurinë ekonomike që është krijuar tek njerëzit në këtë kohë krize, Shano u shpreh se për të që në fillim ky ka qenë një problem i pasigurisë ekonomike sesa “problem pandemie.”
“Për mua që në fillim ka qenë një problem i pasigurisë ekonomile sesa pandemisë. Për mua trupi i njeriut është më i fuqishëm sesa çdo lloj sistemi ekonomie”, u shpreh ai.
Më tej, Dritan Shano thkesoi se masat e marra nga qevria, sipas tij, janë të pamjaftueshme dhe se i duket se strategjia e përdorur deri më tani nga qevria është një strategji pritjeje.
Dritan Shano:
“Masat e marra nga qevria janë të pamjaftueshme.,Duket sikur strategjia është një strategji e pritjeje. Duket sikur po presin që njerëzit të harxhojnë ato para që kanë në xhepa. Qeveria po vonon në mënyrë strategjike për të vënë të gjitha mekanizmat në dispozicion të situatës. Ky është vlerësimi im.”
Shano u shpreh gjithashtu se është koha që qeveria të jetë transparente dhe të tregojë sesa para kanë shkuar tek të sëmurët kronikë, tek ata që kanë humbur punën , për mbështetjen e bizneseve, etj.
Sa i përket kohës për t’u përgatitur dhe gjetjes së një zgjidhjeje, Shano shton më tej:
“Mendoj që ky nuk është ndonjë ushtim i vështirë. Mendoj që qeveria nuk mund të fleje. Ka pasur një muaj të bollshëmn për të bërë heraspe. Ka pas një dialog në distance mes ekonomistëve dhe opzitës në drejtim të qeverisë, po ta keni vene re. Ka pasur një adoptim të masave të sygjeruara nga opzoita me pikatore.”
Sa i përket ndihmave që janë shpërndarë deri më tani nga qeveria, eksperti i ekonomisë thotë se të ndihmosh njerëzit dhe të ndihmosh ekonominë janë dy gjëra të ndryshme. Sipas tij, sot të gjithë të punësuarit po kthehen në njerëz në nevojë dhe që kjo situatë të rregullohet duhet që të ndihmohet ekonomia.
Dritan Shano:
“Shifrat duhet të jene të verifikuar nga palë të treta. Te jenë të verifikueshme. Të ndihmosh njerëzit në nevojë është një gjë, të ndihmosh ekonomoinë, të ruash punësimin, të ruash të ardhurat është gjë tjetër. Nuk e kanë marrë seriozisht biznesin akoma. Biznesi ka ndaluar çdo punë, dhe kjo është bërë me vendim qeverie. Sepse qeveria beson se duke ndaluar biznesin nuk do i mbushen spitalet…Qeveria duhet se s’bën duhet t’u japë mundësi njerëzve që rrine në shtëpi të kenë një të ardhur dhe bizneset…këto biznese e kanëe mbajtur në këmëb qeverinë gjithë këtë dhe qevrisë i takon tani që veprojë.” /abcnews.al