Manchester United po kërkon me ngulm një qendërsulmues. Klubi anglez interesohet prej kohësh për Mario Mandzukic, madje kroati cilësohej si goditja e parë e merkatos së janarit për Ole Gunnar Solskjaer.
Ardhja e Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit nxori jashtë loje Mandzukic, i cili nuk është aktivizuar asnjë moment gjatë këtij sezoni. Largimi i 33-vjeçarit është i paevitueshëm, por në vend të transferimit në Premier League mund të vijë rikthimi në Bundesligë, aty ku e kërkon Borussia Dortmund.
Solskjaer e shqetëson diçka në lidhje me Mandzukic. Trajneri norvegjez kërkon një lojtar në formë, teksa kroati nuk ka ritëm ndeshjesh në këmbët e tij. Diçka e tillë bën që United të hidhet në sulm për Erling Haaland, talentin që po i mahnit të gjithë me paraqitjet dhe golat e shënuar me Redbull Salzburg. /abcnews.al