Arbana Osmani ka ndarë në rrjetet sociale një foto, ku ushqen me gji të voglin e saj, Diellin.
Në këtë mënyrë, moderatorja ka frymëzuar gjithë nënat e reja që të thyejnë tabunë për gjidhëniën në publik.
LEXO EDHE: Momenti më i ëmbël: Arbana Osmani publikon foton duke i dhënë gji djalit
Ka qenë vetë Arbana që ka publikuar fjalët e një nëne të re, që thotë se pasi pa postimin e moderatores vendosi të shpërndante dhe ajo një foto të ngjashme me djalin e saj.
Pas kësaj Osmani iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh, duke u shprehur se i vjen mirë që po kontribuon në normalizimin e gjidhënies në publik, duke e konsideruar si një nga proceset më të rëndësishme në rritjen e një fëmije.
“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik dhe janë ndjerë të frymëzuara dhe fuqizuara nga foto e publikuara dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi im, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normlizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije”, ka shkruar Arbana./abcnews.al