Pasi u bënë prindër, Sara ka një kërkesë publike për Ledrin

schedule15:51 - 3 Mars, 2021

schedule 15:51 - 3 Mars, 2021

Çifti i njohur, Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.Sara solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Poem Blu. Që prej atij momenti, çifti nuk nguron të ndajë herë pas here foto të ndryshme të vogëlushes.

Së fundmi, duket se për Sarën kanë nisur netët pa gjumë dhe ankesat për Ledrin. Ajo ka publikuar fillimisht një foto ku shkruan se nuk e di më çfarë ndjesie është të flesh.

Një ndjekës i shkruan: “O po kjo është ndjenja më e bukur, të rrish zgjuar me një ëngjëll të vogël që të zgjat jetën” ndërsa Sara ia kthen: “Nuk di si të përgjigjem. 100% mashkull”.

Më pas ajo ka publikuar një foto ku shkruhet: “Të jesh nënë është mrekulli, por ndonjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi”.

“Dua të jem unë babi”, shkruan Sara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!