Tenisti serb Novak Djokoviç pas skandalit në Australi është përfshirë në një tjetër skandal.
Djokoviç po qëndron në Budva ku do të nderohet me titullin qytetar nderi i Budvës, ndërsa në rrjet është publikuar një video ku tregohet momente nga darka ku është kënduar kënga “Oh Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Djokoviçi e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve. Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.
Ноле ??❤️ pic.twitter.com/rjDkfzpSls
— Бобан ꒌ (@bobanzvezdas) January 27, 2022
Në një moment teksa këndohet kënga, Djokoviç merr një pecetë në duar dhe tund nën ritmin e këngës.
Përpos talentit në tenis, serbi Novak Djokoviç është një personazh kontrovers, ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.