Pas telefonatës live në studio ditën e enjte me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, mëngjesin e sotëm në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ moderatori Enkel Demi ka treguar me plot ironi se tashmë problemi i tyre është zgjidhur.
Duke bërë batuta me kolegët Sibora Bitri dhe Alban Musa, Keli ka konfirmuar se në shtëpinë e këtij të fundit, përfshirë këtu shumë qytetarë të Tiranës, madje edhe në studiot e televizionit ka ardhur uji.
Demi: Albani është jashtëzakonisht i kënaqur se i ka ardhur uji në shtëpi.
Musa: Bashkë me telefonatat nga bashkia.
Demi: Kam një surprizë ka ardhur uji edhe në studio. Prandaj le të shohim si ka ardhur uji në shtëpinë e Albanit apo në shtëpitë e Albanit
(Transmetohet video)
Musa: Selita më përfshinë.
Demi: I themi lalit mirëmëgjes se e dimë që e kemi edhe shikues tonin.
Musa: U lava./abcnews.al