Pasi “i rrëmbeu” fitoren Elvana Gjatës, Arilena ka një mesazh për të gjithë: Po për Alketën?

schedule18:58 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 18:58 - 25 Dhjetor, 2019

Mes polemika dhe reagimeve të shumta për fitoren e saj, Arilena Ara ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale.

Këngëtarja, e cila rrëmbeu vendin e parë të Festivalit të Këngës, për të cilin ishte përfolur si fituese Elvana Gjata, në mesazhin e saj nuk është ndalur aspak tek reagimet në rrjet.

Arilena ka një falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët e saj. Ndërkohë, mes shumë personazheve, këngëtarja nuk ka pëmendur Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën.

Kujtojmë se Alketa shprehu hapur mbështetjen e saj për Elvana Gjatën, ndërsa fajësoi jurinë për pozicionin e saj në vend të dytë.

Mesazhi i Arilena Arës:

Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte.
@darkodimitrov OUR MUSIC. I love You❤️
@lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje.
@rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim!
@makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim!
@ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.
Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme.
Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë.
Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse!
“SHAJ”

 

View this post on Instagram

 

Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte. @darkodimitrov OUR MUSIC. I love You❤️ @lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje. @rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim! @makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim! @ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive. Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme. Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë. Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse! “SHAJ”

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!