Pasi i fundit, gabimi te goli dhe zëvendësimet: Gallo e Canaj skanojnë derbin

schedule23:41 - 21 Janar, 2021

schedule 23:41 - 21 Janar, 2021

Agim Canaj dhe Alpin Gallo analizuan derbin e kryeqytetit në emisionin “Pressing”ABC. Tekniku vlonjate fillimisht deklaroi:Prurjet i kanë dhënë Partizanit frymë tjetër. Çinari i dha tre pikë të arta Partizanit dhe vazhdojnë në rrugën e realizimit të objektivave. E pashë ndryshe nga derbi i parë, këtë. Muçi e Seferi lëvizën shumë, sulmuan hapësirat dhe i patën momentet e mira”.

“Mungoi pasi i fundit nga Muçi dhe Torassa. Në 2-3 momente Tirana mund të kalonte në avantazh. Në lojën një kundër një Partizani ishte më mirë. Muçi duhet të ishte treguar më altruist në disa momente. Partizani nisi të luante në krah me Bardhin dhe Melon, që janë individualistë dhe driblojnë mirë.

“Batha është një lojtar i stabilizuar te Tirana, bën mirë të dy fazat e lojës. Dalja e tij la një hendek shumë të madh, kështu që arbitri ndikoi më shumë për keq te Tirana. Toli gaboi te goli, kemi tre mbrojtës statikë, me Çinarin që shfrytëzoi rastin. Niveli fizik ra shumë për 15 minuta te dy ekipet. Më pas, ndërrimet sollën freskinë te Partizani”.

Alpin Gallo, i cili si futbollist ka luajtur me të dyja ekipet, në lidhje me derbin u shpreh: “Partizan me fat, mund të mbyllej edhe në barazim. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Të dyja skuadrat ishin të vendosura mirë, bënin mbrojtje zonale. Nuk bënin presing lart. Kur shkoi drejt barazimit bënë zëvendësime.

Partizani i bëri më të goditura dhe e freskoi skuadrën. Tiranën sikur e ngurtësuan. Të dyja ekipet kishin raste për të shënuar dhe fati ishte me Partizanin. Te goli ishin katër lojtarë dhe nuk e markonin nga afër Çinarin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!