Pasi humbën çka mbollën, banorët në Anën e Malit dalin për peshkim

schedule15:34 - 30 Mars, 2018

schedule 15:34 - 30 Mars, 2018

Banorët e Anës së Malit pasi humbën të mbjellat e stinës, duket se nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse të përfitojnë nga moti dhe të dalin për peshkim. 

Të mbjellja nuk ka më, po banorët po gjuajnë peshk. Njëri nga ta ishte shumë me fat. Me krap në duar kalon mes për mes fushës së përmbytur.

Dëmet në zonë janë të mëdha. Prodhimet e stines nuk ekzistojne më. Uji është fare pranë shtëpive dhe pse sipërfaqja në total është zvogëluar.

Nga ana tjetër transporti i fëmijëve dhe i të rriturve në Obot në Anë të Malit bëhet nga mjetet e ushtrisë.

Rruga është akoma e pakalueshme për makinat e vogla. Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të bëhet me bote. Kurse Ushtria ka shpërndarë ushqime për njerëz dhe bagëti.

Në total në bashkinë e Shkodrës janë mbi 2710 hektarë tokë e përmbytur.

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

/abcnews.al