Pasi gjashtë vitesh humbje, LG planifikon mbylljen

schedule22:50 - 5 Prill, 2021

schedule 22:50 - 5 Prill, 2021

LG Electronics ka deklaruar se do të mbyllë biznesin e saj të smartfonëve pasi është në humbje.

Në janar, gjiganti elektronik i Koresë së Jugut tha se po shikonte të gjitha opsionet për mbyllje pas pothuajse gjashtë vitesh humbje që arrinin rreth 4.5 miliard dollarë.

LG kishte bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamera me kënd shumë të gjerë, duke u rritur në prodhuesin e tretë më të madh të smartphone-ve në 2013.

Por pronarët thanë se tregu i telefonisë mobile ishte bërë “tepër konkurrues”.

Sipas firmës kërkimore, Counterpoint Vitin e kaluar ka shitur 28 milion telefonë, krahasuar me Samsungun i cili ksihte 256 milionë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!