Kjo është Pashke, infermiere e Infektivit, e cila e ka kaluar festën e Pashkëve pranë pacientëve të saj të prekur me Covid-19. Ndonëse në kushte të tilla, ajo ka bërë një gjest të veçantë duke iu dhuruar vezën e Pashkës të infektuarve.
Këtë moment e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës”, shkruan Manastriliu./abcnews.al