Të krishterët në të gjithë botën po festojnë Pashkët në “heshtje” për herë të dytë për shkak të pandemisë COVID-19.
Papa Françesku mbajti një meshë pothuajse bosh në Shën Pjetër. Ai u lut që njerëzit të mos dorëzohen ndërsa ai dëgjoi rrëfimet e fëmijëve të prekur nga pandemia.
Në Jeruzalem, qindra besimtarë ecën përgjatë Via Dolorosa për në Kishën e Varrit të Shenjtë për të festuar të Premten e Madhe.
Shumë vende të shenjta ishin të hapura, falë një fushate ambicioze të vaksinimit izraelit. Në Libanin fqinj, të krishterët festuan të Premten e Madhe nën masa të rrepta izolimi, duke vuajtur gjithashtu edhe nga një krizë e madhe ekonomike që ka prekur vendin.
“Njerëzit nuk po flasin as për festën”, tha Majida Al Asaily, pronare e një dyqani ëmbëlsirash në Bejrut. “Ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një situatë të tillë si këtë vit, pavarësisht nga lufta dhe vështirësitë e tjera me të cilat jemi përballur më parë.”
Besimtarët në Filipine dhe Francë shënuan një Javë të Shenjtë të dytë nën kufizimet e pandemisë. Në SHBA, zyrtarët i kanë bërë thirrje të krishterëve të festojnë duke ruajtur distancën.
Në Kenia, të gjitha kishat u mbyllen si pjesë e masave për të kontrolluar përhapjen e Covid-19./abcnews.al