Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pashë Zotin veshur me të bardha, ja ç’më tha” / Dëshmia e vajzës së paralizuar që u shërua pas vizitës në Kishën e Laçit

schedule09:50 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 09:50 - 2 Dhjetor, 2025

Matilda Ndou Kaceli rrëfen një histori që të lë pa fjalë, një dëshmi që për të dhe familjen e saj shënoi kthesën më të madhe të jetës. Ajo ishte vetëm 4 vjeç, në vitin 2004, kur nisi të ankohej për dhimbje të forta barku.

Brenda pak ditësh, gjendja e saj u rëndua aq shumë sa prindërit e panë të bijën të shndërrohej nga një fëmijë i qetë dhe i sjellshëm në një vajzë agresive, të lodhur dhe të paralizuar. Për 2-3 javë

Matilda qëndroi vetëm shtrirë, pa mundur të ecte, ndërsa mjekët kërkonin të merrnin përsëri palcë kurrizore për analizat, por pa një përgjigje të qartë.

Shpresa po humbte, aq sa prindërit menduan se fotografia që bënë atë ditë mund të ishte e fundit bashkë me të. Në një moment dëshpërimi total, Matilda, vetëm 4 vjeçe, shprehu dëshirën e çuditshme për të vizituar Kishën e Laçit. As sot nuk di ta shpjegojë pse e kërkoi me aq ngulm. Familja udhëtoi drejt vendeve të shenjta, duke kaluar te guri me gjurmët e Shna Ndout dhe te shpella e Shën Vlashit. Aty, një burrë që lutej u kërkoi prindërve ta linin vajzën brenda derisa të donte të dilte vetë.

Në shpellën tjetër, ku duhej të ngjiteshin me duar e këmbë, ndodhi ajo që Matilda e quan mrekullinë e saj. Në një gropë të vogël brenda shpellës, asaj iu shfaq një dritë e bardhë, në formën e një njeriu, që sipas saj i foli: “Mos u kthe në spital, eja tek unë, sepse unë do të të shëroj.”

Kur zbriti nga shpella, Matilda i tha nënës se donte të ecte vetë. Pas tri javësh, ajo u ngrit në këmbët e saj, duke sfiduar çdo shpjegim mjekësor.
Por kjo nuk ishte e vetmja mrekulli në familjen Ndou. Edhe motra e saj u përball me sindromën e rëndë “Steven Johnson”, pasi një qetësues i shkaktoi alergji të rrezikshme për jetën. Trupi iu skuq, u dogj, ndërsa gjendja u përshkallëzua aq shumë sa mjekët diskutonin më shumë për përgatitje për vdekjen, sesa për shërimin.

Kura kushtonte mbi 500 euro në ditë dhe zgjati një muaj të tërë lufte, derisa, kundër pritshmërive, vajza ia doli të jetonte. Sot motra e Matildës është mirë, e shëruar, pa shenja të epilepsisë, vetëm me thonjtë e parikuperuar.

Sot Matilda jeton në Itali, e martuar dhe e lumtur. Punon fort, mban dy punë dhe përpiqet të ndërtojë një jetë të qetë dhe të qëndrueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!