“Pashë tmerrin me sy”, i mbijetuari britanik: Shpëtova përmes një hapësirë në avion

schedule23:22 - 13 Qershor, 2025

schedule 23:22 - 13 Qershor, 2025

Vishëashkumar Ramesh, pasagjeri i vetëm që i mbijetoi rrëzimit avionit në Indi, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi. Ramesh tha se e gjeti veten mes rrënojave pasi u hodh nga avioni dhe eci drejt një ambulance aty pranë për ndihmë.

Ai tregoi se avioni dukej se ngeci menjëherë pas ngritjes dhe më pas dritat u ndezën dhe mjeti nuk mundi të fitonte lartësi para se të rrëzohej.

“Gjithçka ndodhi para syve të mi. Nuk mund ta besoj veten se si arrita të dilja gjallë që andej, sepse për një kohë mendova se edhe unë do të vdisja dhe kur hapa sytë, u ndjeva gjallë, kështu që u përpoqa ta hiqja rripin e sigurimit dhe arrita të largohesha që andej. Para syve të mi, stjuardesat dhe pasagjerët e tjerë kishin vdekur të gjithë”, tregoi pasagjeri.

I mbijetuari i vetëm në bord, shtoi se ana e avionit ku ishte ulur ra në katin përdhes të një ndërtese dhe kishte hapësirë ​​që ai të shpëtonte. Ramesh po udhëtonte për në Londër me vëllanë e tij dhe telefonoi të afërmit në Leicester menjëherë pasi shpëtoi.

Kryeministri Narendra Modi u takua me Rameshin të premten në një spital qeveritar në Ahmedabad, ku ai po trajtohet për djegie dhe lëndime të tjera. Boeing 787 që shkonte për në Londër u rrëzua mbi një konvikt të kolegjit mjekësh në një zonë banimi të qytetit veriperëndimor të Ahmedabadit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!