Pashaliman, shkarkohet komandanti dhe 15 ushtarakë

schedule17:33 - 4 Shkurt, 2019

schedule 17:33 - 4 Shkurt, 2019

Shkarkohet nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i bazës ushtarake detare të Pashalimanit. Masat vijnë pas rastit të vjedhjes së armatimit dhe armëve nga depot e kësaj baze.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka përfunduar hetimin administrativ lidhur me vjedhjen e bazës së Pashalimanit më 11 janar të këtij viti, duke ngarkuar me përgjegjësi komandantin e Forcave detare, Ylber Dogjani si dhe të 15 ushtarakëve.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon shkarkimin e tyre, si përgjegjes të drejtëpërdrejtën për ngjarjen e këtij fillimviti, ku u grabit një arsenal armësh si dhe municione luftarake. Vjedhja e armëve në Pashaliman ndodhi  ne janar të këtij viti, ndërsa të arrestuar janë katër persona, 2 roje dhe 2 përgjegjës me akuzën ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘dëmtim të aseteve ushtarake’. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje.

Përveç katër oficerëve të arrestuar, komandanti i tyre po hetohet në gjendje të lirë. Gjatë marrjes në pyetje, ushtarakët e Forcave Detare në Pashaliman kanë mohuar përfshirjen në skandalin e vjedhjes së armëve dhe municioneve. Vjedhja u konstatua gjatë datës 10 janar, ku autorët kanë marrë tre armë auomatike, por dhe municion nga depoja që ndodhet në brendësi të bazës ushtarake të Pashalimanit në Orikum. Të akuzuarit po hetohen nga Policia Ushtarake, si edhe prokuroria e qytetit bregdetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!