Pas”Baby I’m Jealous”, Bebe Rexha bashkëpunon me artisten e njohur latine për versionin remix

schedule08:52 - 26 Nëntor, 2020

schedule 08:52 - 26 Nëntor, 2020

Pak javë më parë, Bebe Rexha publikoi projektin e saj më të fundit në bashkëpunim me Doja Cat. Kënga që mban titullin “Baby I’m Jealous” u prit shumë mirë nga publiku, duke u bërë pjesë e listës së këngëve “Top 10 Global Song Debuts” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Ndërkohë, pak orë më parë ylli i muzikës pop ka zbuluar se do të sjellë një version remiz të kësaj kënge, për të cilën është bërë bashkë me artisten e njohur latine Natti Natasha. Përmes një postimi në Instastory, Bebe thekson se kënga do të publikohet ditën e nesërme.

Kujtojmë që Bebe po shijon romancën e re të dashurisë me kineastin Keyan Safyari. Bebe është shprehur se ndjen se ai është i duhuri për të. Madje gjërat mes tyre duken se janë serioze, pasi e ka prezantuar dhe me familjen e saj. /abcnews.al