Pasardhësi i Suarez, dy anglezë në radarin e Barcelonës

schedule14:15 - 28 Tetor, 2019

schedule 14:15 - 28 Tetor, 2019

Luis Suarez mbush 33 vjeç në janar dhe mosha nuk e lejon që të luajë edhe për shumë sezone në nivele të larta me Barcelonën. Uruguaiani ndodhet në formë të mirë dhe deri tani ka shënuar 5 gola në kampionat dhe 2 në Champions League.

Gjithsesi, kampionët e Spanjës kërkojnë prej kohësh pasuesin e tij dhe emra të ndryshëm qarkullojnë. El Mundo Deportivo raporton se dy janë dëshirat kryesore: Harry Kane ose Markus Rashford.

Edhe Lautaro Martinez pëlqehet shumë, por Interi nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij, për momentin. Sulmuesi i Tottenhamit dhe ai i Manchester United ndodhen prej kohësh nën radarin e Barçës, që po monitoron me kujdes paraqitjet e tyre. /abcnews.al

Rashford dhe Kane gjatë një ndeshje me Anglinë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!