Pasaporta e vaksinimit e detyrueshme për mësuesit në Itali

schedule11:05 - 6 Gusht, 2021

schedule 11:05 - 6 Gusht, 2021

Qeveria italiane së fundmi e ka bërë të detyrueshme vaksinimin e mësuesve dhe të nxënësve.

Mediat italiane bëjn ëme dije se përveç shkollave, pasaporta jeshile e vaksinimi është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane.

Kjo Pasaportë, qoftë digjitale, apo e printuar, tregon nëse një person ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ka test negativ në koronavirus apo është shëruar së fundmi nga infektimi.

Me qëllim të rritjes së shkallës së vaksinimit, për të luftuar variantin Delta të koronavirusit, Qeveria italiane ka thënë se Pasaporta e Jeshile do të kërkohet nëpër ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe për një mori aktivitetesh tjera.

Ndërkohë në vendimin e saj të fundit qeveria italiane ka zgjeruar kërkesën për pajisje me këtë Pasaportë edhe për mësuesit, studentët universitarë dhe udhëtarët në distanca të gjata, nga 1 shtatori.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në një prononcim për mediat ka deklaruar se mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë dokument dhe pushimi më i gjatë se pesë ditë nuk do t’iu paguhet.

Ndërkaq deri në javën e parë të gushtit rreth 65 % e italianëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, derisa 54 për qind janë të imunizuar plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!