Një muaj pasi Komisioni Europian propozoi një certifikatë dixhitale të gjelbër për lëvizjen e lirë për personat që kanë kaluar COVID-19 ose që janë vaksinuar, përfaqësuesit e shteteve anëtare u pajtuan mbi udhëzimet kryesore teknike.
Ky është një hap kryesor drejt ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme në nivelin e BE-së. Në të njëjtën kohë, shteteve anëtare u kërkohet të zhvillojnë menjëherë zgjidhjet e nevojshme teknike në nivelin kombëtar.
Specifikimet teknike të rëna dakord përfshijnë strukturën e të dhënave dhe mekanizmat e kodimit, përfshirë Kodi QR, për të siguruar që të gjitha certifikatat, dixhitale ose të shtypura, mund të lexohen dhe verifikohen në të gjithë BE-në.
Në mënyrë që certifikatat dixhitale “jeshile” të jenë në dispozicion në qershor, zbatimi teknik duhet të vazhdojë paralelisht me procesin legjislativ. Tani, hapi tjetër nga pikëpamja teknike është krijimi i infrastrukturës kombëtare. Pas një faze pilot në maj, do të jetë gati në qershor.
Certifikatat do të lejojnë ata që janë vaksinuar, të cilët janë shëruar nga Covid-19 ose që kanë një test diagnostikues negativ të udhëtojnë më lehtë në BE./ db/ Abcnews.al