Pasaporta e vaksinimit anti Covid bëhet e detyrueshme në Francë. Mediat vendase bëjnë me dije se pasaporta jeshile këtë të hënë është miratuar nga Këshilli i Shtetit pavarësisht rritjes së numrit të protestave.
E ashtuquajtura “Leje e kujdesit shëndetësor”, që vërteton imunizimin ose një test negativ brenda 72 orëve të mëparshme ose shërim nga Covid-19 brenda gjashtë muajve të mëparshëm, është e nevojshme duke filluar nga e hëna për të fituar qasjen në bare, restorante, kinema, spitale dhe transport me distanca të gjata.
“Objektivi i Green Pass është që të nxiteni të vaksinoheni dhe të ruani lirinë”, deklaroi sot ministri i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari.
Ndërkohë ai ka bërë me dije se kontrollet e transportit do të jenë masive edhe pse ato nuk do të jenë sistematikë sepse 400 000 pasagjerë udhëtojnë me tren çdo ditë. e.su./abcnews.al