Një kaos është krijuar mbrëmjen e së dielës në Serbi ku një pasagjere ka refuzuar që të vendosë rripin e sigurimit në momentin që avioni po bëhej gati për nisje.
Mediat serbe shkruajnë se gruaja shtatzënë po udhëtonte bashkë me fëmijën e saj të vogël nuk ka pranuar që ti bindet urdhrave për vendosjen e rripit kjo ka acaruar një tjetër pasagjer që ndodhej në avion.
Siç raportojnë mediat serbe, pasi ekuipazhi e bindën, është thirrur shërbimi i sigurisë dhe gruaja, e cila ishte shtatzënë u nxor nga avioni. Gjatë daljes së saj jashtë në momentin që ajo po ecte bashkë me fëmijët e saj një nga pasagjerët e ka goditur me dorë në shpinë.
— dsds_567 (@dsds_567) June 25, 2023
Gruaja ndalet pranë tij, e pas rritjes së tensioneve filluan fyerjet, ku sipas pasagjerëve tjerë ajo i hodhi një pako me facoleta./abcnews.al