Një pasagjer është arrestuar në një aeroport në Australi pasi ka dalë nga aeroplani nga dalja emergjente.
Në videot e regjistruara nga pasagjerët në fluturim, mund të shihet burri i rrethuar nga njerëz të sigurisë ndërsa ai i reziston arrestimit.
Sipas një dëshmitari okular, burri po sillej “çuditërisht” gjatë fluturimit, ndërsa tregoi se pasagjerët e tjerë janë tmerruar kur kanë parë këtë ngjarje të çuditshme.
Një zëdhënës i linjës ajrore Jetstar tha se avioni ishte i parkuar në portën e aeroportit në momentin që njeriu hapi daljen e emergjencës ndërsa aktivizonte rrëshqitjen.
Oficerët e Policisë Federale Australiane ishin alarmuar nga stafi i avionit dhe e arrestuan burrin për “sjellje agresive dhe shkelje të protokolleve të sigurisë së avionëve”, tha një deklaratë e policisë.
Pasagjeri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar në spital, ndërsa policia po vazhdon hetimet ne lidhje me ngjarjen që ka shokuar dhjetëra persona.