Pasagjerët e linjës Tiranë-Athinë denoncojnë: Mashtrim me itinerarin dhe sorollatje

schedule17:48 - 12 Qershor, 2020

schedule 17:48 - 12 Qershor, 2020

Pasagjerët e linjës Tiranë-Athinë denoncojnë përmes ABC News kompanitë e transportit për mashtrim me itinerarin dhe sorollatje. Këto pamje vijnë nga terminali i autobusëve në Janinë aty ku 6 pasagjerë që udhëtojnë drejt Athinës janë detyruar të zbresin nga autobusi për të tretën herë.

Pagesa para pandemisë ishte 25 euro ndërsa tani ka shkuar 70. Pra me një çmim të trefishuar këta pasagjerë duhet të ndërrojnë edhe tre autobusë.

Ndërsa, një prej agjencive i kishte siguruar se përveç ndërrimit në Kakavijë nuk do merrnin autobus tjetër.

Por në të vërtetë pasagjerët kanë mbetur në terminal duke pritur autobusin e linjës greke Janinë-Athinë i cili nuk dihet se kur mbërrin.

Një nga pasagjerët shprehet: “Kush i  paguan këto orët që rrimë këtu juve apo neve. Janë në kurrizin tonë. Jazëk ju qoftë! 70 euro dhe tallen me ne dhe po rrimë xhadeve. Jazëk ju qoftë.”

Më herët një prej kompanive kishte shtyrë edhe nisjen e autobusit me 4 orë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!