Pas zjarrit që shkatërroi kampin, 14 refugjatë rezultojnë pozitivë për Covid-19 në Lesbos

schedule15:48 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:48 - 14 Shtator, 2020

Të paktën 14 refugjatë kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin që pas rënies së zjarrit në kampin Moria.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet në Lesbos të cilët janë duke u përpjekur që të zhvendosin në një godine tjetër, me mijëra persona që mbetën pa një vend ku të fusin kokën pas zjarrit, shkruan abcnews.al

Autoritetet e shëndetit janë duke u bërë teste të shpejta për Covid-19 grave, burrave e fëmijëve përpara se të futen në vendstrehimin e ri.

Ata që rezultojnë pozitivë për virusin janë dërguar në zona të ndara për të qëndruar në karantinë. Me shkrumbimin e kampit, më shumë se 200,000 teste për Covid-19 u dërguan në ishullin Aegean javën që shkoi.

Ndërsa, përpara rënies së zjarrit, pozitivë për virusin kishin rezultuar 35 rezidentë të kampit, të cilët tashmë nuk dihet se ku janë.

Duke folur për mediat, ministri për Emigracionin Giorgos Koumoutsakos konfirmoi se deri më tani janë ngritur tenda për të akomoduar të paktën 5,000 persona.

Me shkatërrimin e kampit Moria, gjashtë ditë më parë, mbi 12,500 janë detyruar që të flenë në qiell të hapur. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!