Pas Yuri Kim, Meta 60 minuta takim me ambasadorët e vendeve të BE

schedule09:46 - 24 Korrik, 2020

schedule 09:46 - 24 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka pritur në presidencë disa ambasadorë të vendeve të BE. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth një orë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në këtë takim me kreun e shtetit kanë qenë të pranishëm  ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, pra të vendeve kryesore dhe më të mëdha të Bashkimit Europian.

Ku është një takim që zhvillohet në kuadër të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, ndërsa dy ditë para miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit Meta është takuar me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!