Pas vrasjes së 7-vjeçares, policia mësyn në plazhe, pushuesit për ABC: Nuk ka siguri, jemi të frikësuar

schedule16:57 - 3 Gusht, 2022

schedule 16:57 - 3 Gusht, 2022

Dhe siç ndodh rëndom, pas çdo ngjarje të rëndë, policia bën show-n e radhës.

Pas vrasjes së vogëlushes 7-vjeçare, sot në të gjithë vijën bregdetare uniformat blu nisën kontrollet për për të verifikuar mjetet lundruese  nëse kanë dokumentacionin e nevojshëm.

Qytetarët në plazhin e Kallmit në Durrës nuk e fshehin frikën nga këto mjetet ujore.

“Edhe pse e merr motorin duhet ta ngasësh me kujdes, jo të fluturosh.”

Sot në plazhin e Shëngjin në det nuk ka asnjë mjet lundrues.

Disa mjete janë kontrolluar nga policia për dokumentacionin dhe anën teknike.

Shqetësimi vihet re te të gjithë pushuesit.

“Unë mendoj se nuk është vend motorash këtu.”

“I kemi parë këto të mëdhajat që vijnë këtu disa herë me shpejtësi shumë të madhe.”

Ndryshe nga plazhet e tjera, në Velipojë ka pasur mjete lundruese.

Pushuesit thonë se ngjarja e fundit i ka shokuar.

Edhe në Sarandë nuk kanë munguar kontrollet nga policia. Janë bllokuar 29 mjete lundruese, konkretisht 14 skafe dhe 15 “Jet ski”./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!