Pas vlerësimit të KLP, Kuvendi thotë fjalën e fundit për 3 kandidatët

schedule19:26 - 13 Nëntor, 2019

schedule 19:26 - 13 Nëntor, 2019

Tre kandidatët për prokuror të përgjithshëm, zhvilluan seanca dëgjimore, para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që monitorojnë reformën në drejtësi. Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku mori shembull Agim Kajmakun, për të thënë se nuk është e ndikuar politikisht.

Fatjona Memçaj tha se respektimi i ligjit është parësor dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë para tij. Në të njëjtën linjë edhe Olsian Çela, tha se prokurorët nuk duhet të godasin vetëm të dobëtit, dhe paraqiti të gjitha problemet e prokurorisë.

Pas mbylljes së intervistave me 3 kandidatë për kryeprokuror të vendit Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bej pikëzimin. Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela u përballën me pyetjet e antarëve të KLP.

Marku u shpreh se nuk është e ndikuar politikisht duke ju referuar rastit të Agim Kajmakut. Memçaj deklaroi se ligji është i barabartë për të gjithë, dhe se ajo di shumë mirë se si kryhen hetimet edhe pse është prokurore Apeli.

Ndërsa Olsian Çela prezantoi platformën se çfarë do të bëjë për 7 vite si Kryeprokuror dhe i mëshoi faktit se prokurorët nuk duhet të godasin vetëm të dobëtit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar intervistat me 3 Kandidatët për Kryeprokuror të vendit, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela. Ish- drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda Olsian Çela u përgjigj në anglisht pyetjes se përfaqësuesve të OBDAT.

Prokurorja Memçaj u shpreh se di anglisht por që përgjigjen e dha në shqip, ndërse kryeprokurorja e përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, nuk tha asnjë fjalë në gjuhë të huaj përveçse pohoi me kokë.

Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela, që ishte i vetmi me një platformë konkrete se çfarë do të bënte nëse zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm, me mandate 7 vjeçar.

Çela gjatë fjalës së tij parashtroi problematika në mënyrën se si funksionon institucioni i prokurorisë, dhe i mëshoi faktit se Prokuroria e Përgjithshme duhet të jetë bashkëpunuese dhe ndërvepruese, e aftë të prodhojë ide për partnerët vendas dhe të huaj.

Ai tha gjithashtu se ka cilësi të dobët të hetimeve, mungesë pavarësie, dhe besim në rënie i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.  Çela vendosi theksin tek fakti se dënohen vetëm të dobëtit.

Fajtona Memçaj, gjatë prezantimit të platformës dhe vizionit të saj nëse zgjidhet kryeprokurore, e vuri theksin te reforma në drejtësi.

Pyetjes së anëtares së KLP Nurihan Seiti se çfarë mendon kandidatja për shkeljen e ligjit nga dy institucionet Prokurori i Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës për emërimin e saj në Apel, pasi nuk ka pasur 7 vitet prokurore, zonja Memçaj iu përgjigj se ka pasur interpretim dhe jo shkelje të ligjit.

Memçaj u pyet nga anëtarët e KLP edhe për faktin se sa ajo njeh problemet reale të prokurorisë?

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku teksa kërkoi një mandatë të plotë, parashtroi të gjitha problematikat që ka hasur gjatë dy viteve në krye të akuzës. Marku tha se është e vërtet që nuk ka realizuar pritshmërinë e publikut, por kjo jo për faj të saj, por për faktin se nuk ishin ngritur akoma institucionet e reja të drejtësisë.

Duke mos shpjeguar asgjë se çfarë do bëj nëse merr një mandat të dytë. Marku u shpreh se nuk ka qenë e varur nga politika edhe pse është anatemuar si e tillë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëj pikëzimin dhe renditjen e 3 kandidatëve në garë, ku pritet që të enjten e 14 Nëntorit të dalë lista përfundimtare. Më pas kjo renditje do i kalojë Kuvendit ku do të zgjedh kandidatin me të mirë, për të drejtuar organin më të lartë të hetimit në vend./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!