Pas ujqërve, derrat e egër “pushtojnë” qytetet greke

schedule16:52 - 31 Janar, 2022

schedule 16:52 - 31 Janar, 2022

Kafshët e egra po dhurojnë spektakël në periferi të veriut të Atikës, por po rrezikojnë edhe jetën e banorëve për shkak se janë parë shumë afër zonave të banuara. Pas ujqërve së fundmi janë regjistruar tufa me derra të egër.

Kujtojmë se pak ditë më parë një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku dy ujqër kanë rrethuar një shtëpi, ndërkohë që kërkonin ushqim. Ata duket se nuk i shqetëson aspak prania e një qeni të madh që leh në oborrin e shtëpisë. Kjo ngjarje vjen pas një incidenti të ndodhur në Parnitha, Atikë, kur një ujk sulmoi dhe vrau një qen i cili kishte dalë në shëtitje.

Ndërkohë edhe për derrat e egër shihet një rrezikshmëri e lartë pasi ata kur janë në rrezik sulmojnë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!