“Pas tymit”, ka jetë/ Gogu: Si bashkuam votat kundër Greqisë

schedule15:07 - 24 Janar, 2024

schedule 15:07 - 24 Janar, 2024

Opozita dhe mazhoranca udhëtuan këtë javë drejt Brukselit në një mbledhje me eurodeputetë, ku u vu re se deputetët e Foltores nuk patën asnjë sjellje të ngjashme me ato në Tiranë.

Përkundrazi, Toni Gogu, që bashkëdrejtoi Komitetin e Stabilizim Asoccimit, ka një falënderim për kundërshtarët e tij politikë.

Eurodeputetët grekë e ngritën cështjen e Fredi Belerit, duke u përpjekur ta konsiderojnë një cështje evropiane, por ata nuk ja dolën që ta përfshijnë këtë rast në rezolutë. Edhe një herë tjetër, opozitarët shqiptarë kishin bashkuar qëndrimet me mazhorancën.

Megjithëkëtë, eurodeputetët grekë ishin hakmarrë ndaj Shqipërisë, duke mos lejuar që të përfshihej në dokument dakordësia për hapjen e kapitullit të parë negociues.

Deputeti socialist Toni Gogu shpreson që fryma konstruktive që opozita tregoi në Bruksel, të vijojë edhe në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!