Pas Trumpit, Pompeo takon veç e veç Hotin e Vuçiç

schedule10:38 - 4 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 4 Shtator, 2020

Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç pas takimit  me presidentin Donald Trump do të takohen me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiçin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00.

Paraprakisht Hoti dhe Vuçiç do të takohen me presidentin Trump, i cili sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë dhe më pas do të ketë një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas ditës së parë të negociatave në Uashington, Presidenti serb, Vuçiç tha se atij iu paraqit një projekt marrëveshje gjatë takimit, e cila përmendte njohjen reciproke, dhe se ai e refuzoi atë, ndërsa Kryeministri Hoti tha se është bërë progres drejt marrëveshjes përfundimtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!