Ish-kampionia e botës në ski, Lindsey Vonn i ka dhënë fund lidhjes me hokeistin e njohur, Pk Subban. Çifti i ka dhënë fund lidhjes në një mënyrë të veçantë.
Ka qenë skiatorja amerikane, që ka publikuar një foto me hokeistin duke njoftuar fansat me një mesazh të rrallë.
“Gjatë 3 viteve të fundit, PK dhe unë kemi pasur disa kohë të jashtëzakonshme së bashku. Ai është një njeri i mirë, dhe dikush që unë e respektoj shumë. Ne tani e tutje kemi vendosur të ndahemi nga njëri tjetri. Kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë tonë gjatë kësaj kohe” ka shkruar Vonn në njoftim. l.k/abcnews.al