Pas tre ditësh Tirana pa autobusë, shoqata: Po na mbaron nafta

schedule15:41 - 10 Mars, 2022

schedule 15:41 - 10 Mars, 2022

Nëse sot shumë qytetarë në Tiranë për të shkuar në shkollë apo në punë  janë të detyruar të presin gjatë që autobusi t’u vijë në stacion, pas dy -tre ditësh do t’ju duhet ta marrin rrugën në këmbë.

Konstandin Foni nga Shoqata e Transportit Publik thotë se rezerva e karburantit po ju mbaron dhe operatorët do të pezullojnë shërbimin. Me rritjen e çmimit të karburantit kostot për kompanitë e transportit janë shtuar. Vetëm plotësimi i  kërkesave që kanë parashtruar shprehen operatorët mund ti nxjerrë nga kriza financiare.

Tetorin e vitit të shkuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj premtoi lëvrimin e një fondi prej 1 milionë euro, për rimëkëmbjen e transportit publik, por Foni nga Shoqata e Transportit thotë se paratë nuk iu kanë kaluar në llogari.

Prej tre ditësh operatorët e transportit publik në kryeqytet kanë reduktuar numrin e autobusëve në qarkullim dhe kanë paralajmëruar dyfishimin e çmimit të biletës.  Situatë kjo që  ka vënë në vështirësi qytetarët.  Për zgjidhjen e saj Abc për të dytën ditë  pyeti në Bashkinë e Tiranës, por nuk mori përgjigje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!