Pas protestave dhe kaosit që vijon prej muajsh, Hong Kong-u ka shënuar një rekord.
Një numër rekord qytetarësh kanë dalë për për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet e këshillit në Hong Kong.
Zgjedhjet shihen si një provë e mbështetjes për Shefen Ekzekutive në Hong Kong, Carrie Lam.
Grupet e protestuesve pro-demokracisë shpresojnë se votimi do t’i dërgojë një mesazh qeverisë kineze pas pesë muajve të trazirave dhe protestave antiqeveritare.
Radhët e gjata janë krijuar të hënën në mesin e votimeve nga frika se mund të mbyllen nga autoritetet për shkak të dhunës.
Në vazhdën e zgjedhjeve, grupet protestuese pro-demokracisë u kishin kërkuar njerëzve që të mos shkaktonin përçarje. Asnjë incident nuk është raportuar deri më tani.
Një rekord 4.1 milion njerëz janë regjistruar për të votuar – më shumë se gjysma e popullsisë prej 7.4 milion.
Më shumë se 400 këshilltarë do të zgjidhen në këshillin e Hong Kongut.
Mbështetësit pro-demokracisë shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të rrisin përfaqësimin e tyre në këshill, i cili tradicionalisht ka njëfarë ndikimi në zgjedhjen e shefit ekzekutiv të qytetit.
Kandidatët pro-Pekinit po u bëjnë thirrje votuesve t’i mbështesin ata në mënyrë që të shprehin zhgënjimin ndaj trazirave të shkaktuara nga përleshjet e vazhdueshme midis protestuesve dhe policisë./abcnews.al