Pas tornadove që shkaktuan 26 viktima, Misisipi paralajmëron për stuhi të tjera

schedule11:15 - 27 Mars, 2023

schedule 11:15 - 27 Mars, 2023

Pas tornadove që shkaktuan 26 viktima në shtetin amerikan të Mississippit dhe Alabama, ekziston rreziku për stuhi të tjera. Paralajmërimi është bërë nga guvernatori i shtetit, Tate Reeves i cili tha se akoma pritet të ketë rreziqe në disa pjesë të vendit të goditura nga tornadot.

Qindra njerëz janë zhvendosur pas tornadove që prekën Mississippin dhe Alabaman të premten mbrëma. Tornadoja e së premtes ishte më vdekjeprurësja në shtetin e Mississippit në më shumë se 1 dekadë ku të paktën vdiqën 25 njerëz dhe 1 person humbi jetën në Alabamën fqinje.

Sipas mediave të huaja, të mbijetuarit mund të shiheshin duke ecur përreth, të trullosur dhe të tronditur.

E diela, nga ana tjetër ka qenë e ngarkuar me pastrimin e dëmëve që shkaktuan tornadot. Përveç punonjësve, gjithashtu edhe vullnetarët kanë ndihmuar me operacionin e pastrimit të vendit.

Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur në gatishmëri burime për të ndihmuar me shpëtimin dhe reagimin në disa nga qytetet më të goditura.

Ekuipazhet po punojnë për të hequr pemët që duket se po bllokojnë linjat e energjisë elektrike, me mijëra njerëz që kanë humbur energjinë elelektrike.

Por ndërsa komunitetet lokale po përballen me pasojat, ka paralajmërime për stuhi të tjera të forta që do të vijnë.

/abcnews.al