Kim e Soreca thirrje për plotësimin e Kushtetueses brenda dhjetorit, mblidhet sot KED

schedule13:21 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 13:21 - 7 Dhjetor, 2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sot në orën 13.30, pas thirrjes së ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij të Bashkimit Evropian Luigi Soreca për plotësimin e Kushtetueses brenda 31 dhjetorit.

Megjithatë, burime për ABC bëjnë të ditur se mbledhja e KED është caktuar për të miratuar disa procesverbale. Më herët, gjatë ditës diplomatja amerikane i bëri thirrje KED, që të mblidhet dhe të përmbyllë vlerësimet e të dërgojë listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament.

Lexo edhe: Gara për GjK, Kim: KED të bëjë gati listën e kandidatëve, proceset nuk duhen keqpërdorur

Po ashtu, Kim bëri thirrje që procesi të respektohet, por jo të keqpërdoret. Sipas ambasadores, nuk ka asnjë arsye objektive që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri më 31 dhjetor.

Të njëjtën thirrje bëri edhe ambasadori i BE, në Shqipëri, Luigi Soreca. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!