Pasi u bënë publike nominimet për çmimet Grammy shumë artistë reaguan ashpër. Ndër ta ishte dhe The Weeknd, pasi nuk u nominua në asnjë kategori, i cili shpërtheu keq ndaj eventit duke e cilësuar si të korruptuar. Më pas, ishte Drake ai i cili mbështeti publikisht artistin kanadez, i cili tha se priste që ndarja e çmimeve “Grammy” të ndryshonte këtë vit, por asgjë nuk ndodhi.
Ndërkohë, së fundmi lidhur me këtë ka reaguar dhe reperi shqiptar Gashi. Në një reagim në Instastory, Gashi shprehet se priste që albumi i tij më i ri “1984” të nominohej, por siç shton ai, edhe pse ndihet i mërzitur me këtë fakt, ndihet mirënjohës ndaj mbështetjes që i kanë dhënë fansat.
https://streamable.com/zlu7xn
“Për fansat ose mbështetësit e mi. Ju jeni arsyeja pse unë jam gjallë… Albumi im 1984 nuk u nominua në çmimet Grammy dhe po kjo gjë më mërziti, por ju jeni arsyeja pse unë nuk po e humbas veten time, sepse kam punuar shumë fort për këtë gjë, por dashuria që ju më keni dhënë është shumë më e vlefshme se një çmim. Faleminderit dhe lutem që kur të kthehem në turne t’ju dëgjoj të gjithëve ju duke kënduar këngët e mia fjalë për fjalë. ”, shkruan Gashi. /abcnews.al