Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas tërmetit në Shqipëri, Maqedonia e Veriut kërkon monitorim sizmik të digave

schedule17:49 - 29 Nëntor, 2019

schedule 17:49 - 29 Nëntor, 2019

Me ngrohjen globale, niveli i ujit rritet, duke destabilizuar strukturën e tokës e duke shtuar mundësinë e çarjes së tokave.

Shpjegimin e jep Dragana Çernih, drejtoreshë e Observatorit sizmik në Maqedoninë e Veriut, e cila thotë se për këto arsye në çdo vend duhen bërë matje.

Oda ekonomike për energjetikë inicion të bëhet monitorim sizmik i të gjitha digave në shtet me qëllim që të ulet rreziku sizmik. Observatori sizmik pranë Fakultetit natyror matematikor në Shkup, të cilët bëjnë monitorim të tillë vetëm në digën Kozjak, thotë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.

Oda ekonomike për energjetikë të Maqedonisë dhe të Observatori sizmik në kuadër të Konferencës së katërt ndërkombëtare për energjetikë, nënshkruan një memorandum për të nxitur aktivitete për monitorim sizmik të digave në territorin e shtetit, raportoi Alsat.

Monitorim sizmik të sizmicitetit të induktuar sepse me çdo akumulim, ndryshohet regjimi i streseve tektonike në rrethinë dhe ka mundësi për tërmete të induktuara apo për paraqitje të tërmeteve atje ku deri më tani nuk ka pasur, deklaroi Dragana Çernih, drejtoreshë e Observatorit sizmik.

Në një konferencë ajo foli për tërmetet si problem i mundshëm gjatë çarjes së digave dhe vërshimeve në vendbanime.

Në Maqedoninë e Veriut bëhet monitorim sizmik vetëm në Liqenin Kozjak, ku janë tre stacione sizmike. Ajo thotë se nuk ka kontroll për digat e tjera dhe se është e domosdoshme të rregullohet me ligj monitorimi sizmik i detyrueshëm që do të thotë rritje e numrit të stacioneve sizmike, përmirësim rrjeti dhe analizë e të gjitha të dhënave.

Gjorgji Manaskov, kryetar i Odës ekonomike për energjetikë, tha se matjet janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të ulen rreziqet nga çarja e digave.

“Me vetë ngrohjen globale në botë, do të vijë deri te rritja e nivelit të ujit, ndërsa pllakat ujore do t’u bëjnë presion pllakave tokësore dhe do të fillojë destabiliteti i strukturës tokësore, ku digat bëhen problem potencial. Vjen deri te mundësia për çarje dhe prandaj duhet të bëhen matje që janë shumë të rëndësishme për një vend të dimë se çfarë ndodh saktë në truallin e vendit, në mënyrë që të mos vijë situate deri te çarja”, deklaroi Manaskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!