Pas tërmetit me mijëra viktima, Maroku ‘shkundet’ nga një tjetër lëkundje e fortë

schedule11:26 - 14 Shtator, 2023

schedule 11:26 - 14 Shtator, 2023

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Marokun pas atij të ditëve më parë që mori mbi 5 300 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme. Mediat e huaja raportojnë për një tërmet të ri me magnitudë 4.6 që u regjistrua 80 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Marrakeshit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Kjo është e njëjta zonë e shkatërruar natën mes të premtes dhe të shtunës nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë.

Sipas të dhënave të regjistruara nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur në orën 06:53 me orën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!