Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se kishte zbuluar katër “dhoma torturash”, të përdorura nga rusët në Kherson.
“Në Kherson, prokurorët janë ende duke hetuar krimet e Rusisë, të cilët kanë identifikuar dhoma torturash në katër ndërtesa”, tha zyra e prokurorit ukrainas në një mesazh në Telegram.
Sipas prokurorisë, hetuesit ukrainas shkuan në katër ndërtesa, kryesisht qendra të paraburgimit të përkohshëm të paraluftës, ku gjatë pushtimit të qytetit, autoritetet pushtuese ndalonin ilegalisht njerëzit dhe i torturuan brutalisht”.
Pas çlirimit të Khersonit më 11 nëntor, Kievi akuzoi vazhdimisht rusët për “krime lufte dhe mizori” në rajonin e Khersonit.
Moska deri më tani nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
/abcnews.al