Pas tërheqjes së forcave ruse, në Kharkiv kthehen çdo ditë 2000 njerëz

schedule12:33 - 15 Maj, 2022

schedule 12:33 - 15 Maj, 2022

Pas tërheqjes ruse në Kharkiv, shumica e qytetarëve po kthehen në qytet.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ukrainska Pravda, duke cituar deklaratat e kreut të rajonit, Oleg Sinegubov, shkruajnë mediat e huaja.

“Njerëzit po kthehen në qytetin e Kharkiv, të paktën 2000 persona kthehen çdo ditë. Tani duhet të zgjidhim problemet e strehimit, sepse rreth 4000-5000 njerëz jetojnë ende në metro.

Duhet të sigurojmë të paktën strehim të përkohshëm në pritje të ndërtimit të të rejave”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!