Princi Harry ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në ‘Clarence House’, ku edhe është takuar me mbretin Charles.
Hera e fundit që janë takuar sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare ishte rreth një vit e gjysmë më parë. Ndërkohë mëngjesin e sotme, princi Harry vizitoi Qendrën për Studime të Lëndimeve nga Shpërthimet në Imperial College London, me të cilën mban lidhje të ngushta.
Në ditën e parë të qëndrimit të tij atje, ai i bëri homazhe gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, duke lënë lule në varrin e saj, me rastin e përvjetorit të tretë të vdekjes së saj.
Princi Harry ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar disa herë në 18 muajt e fundit, por udhëtimet e tij nuk kanë përfshirë takime me të afërmit e tij më të ngushtë mbretërorë.

/abcnews.al/

