Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani këtë të martë është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas takimit Osmani ka thënë se takimi me Lajçakun ishte shumë produktiv.
“Patëm një takim shumë produktiv me përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në emër të Kuvendit të Kosovës, shpreha gatishmërinë tonë që si Kuvend, të luajmë një rol të rëndësishëm mbikëqyrës mbi Qeverinë, e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kuvendin, Kosovën, në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit”, ka thënë ajo.
NDër të tjera kryeparlamentarja ëhstë shprehur se dialogu duhet të jetë i barabartë mes palëve dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje reciproke.
“Nuk ka negocim për territorin e Kosovës. Nuk ka negocim sovranitetin e Kosovës. Nuk ka negocim të rendit tonë të brendshëm kushtetues. Këto duhet të jenë tri parimet e Qeverisë”, ka thënë ajo./abcnews.al