Pas sulmit të termocentralit më të madh bërthamor në Ukrainë, minisrti thirrje “NATO-s të ndërhyjë” në luftë

schedule09:20 - 4 Mars, 2022

schedule 09:20 - 4 Mars, 2022

Pas sulmit të termocentralit në Zaporizhzhia të Ukrainës, i cilësuar si më i madhi në Evropënë ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushenko bëri thirrje për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e shpallur nga Rusia .

“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë jo vetëm një vlerësim profesional të asaj që po ndodh, por një ndërhyrje reale, me masat më të ashpra, duke përfshirë ndërhyrjen e NATO-s dhe vendeve me armë bërthamore ”, tha Halushenko përmes Facebook.

Ai tha se termocentrali bërthamor, më i madhi në Evropë, ishte bombarduar nga tanket dhe avionët rusë .Ministri ukrainas tha gjithashtu se kishte një bisedë telefonike me Sekretaren e Energjisë së SHBA-së, Jennifer Granholm , dhe bëri thirrje për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë.

Uashingtoni tashmë ka refuzuar kërkesën e qeverisë së Kievit. “Ne jemi në prag të një prej katastrofave më të mëdha teknologjike në historinë njerëzore,” tha Halushenko.
Zonja Granholm konfirmoi përmes Twitter bisedën me homologun e saj ukrainas.

Lexo edhe: Senatori amerikan: Për t’i dhënë fund luftës, dikush në Rusi duhet të vrasë Putinin

“Sapo fola me ministrin ukrainas të Energjisë për situatën në centralin bërthamor në Zaporizhia . ” Operacionet ushtarake ruse në uzinë janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe duhet të ndalen,” tha Sekretari i Shtetit.

Të premten herët në mëngjes, zjarrfikësit arritën të frenonin flakët, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i Energjisë Atomike të Ukrainës nuk zbuloi “asnjë ndryshim” në nivelin e radioaktivitetit në centralin bërthamor në Zaporizhia, në Ukrainën qendrore, i cili më parë ishte bombarduar nga trupat ruse, duke rezultuar në një zjarr, tha Energjia Ndërkombëtare Atomike.

Lëvizja e rusëve për të goditur natën centralin bërthamor të Zaporizhzhia është një çështje shqetësimi global./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!