Guvernatori i gadishullit i emëruar nga Moska raportoi për një shpërthim në një depo municionesh në Krime, pas një sulmi ukrainas me dronë, ndërsa urdhëroi evakuimin e banorëve.
“Pas sulmit me dronë në rajonin Krasnogvadisky, një shpërthim ndodhi në një depo municionesh”, tha Sergei Aksyonov në një postim në Telegram.
Guvernatori tha gjithashtu se kishte urdhëruar evakuimin e banorëve dhe është ndaluar trafiku hekurudhor.
/abcnews.al