“Ejani në shkollë, vrava shokët e mi”, adoleshenti mori policinë pas sulmit makabër në Beograd

schedule15:31 - 3 Maj, 2023

schedule 15:31 - 3 Maj, 2023

Serbia është në gjendje shoku që nga mëngjesi i së mërkurës pas masakrës në një shkollë në Beograd, kur një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje, ndërsa plagosi gjashtë fëmijë të tjerë dhe një mësues.


Sipas asaj që është bërë e ditur nga faqja e internetit Republika, 14-vjeçari Kosta Kecsmanoviç ka dalë më herët nga shkolla në lagjen Vraçar të Beogradit dhe kur është kthyer, i veshur me kapuç të zi, ka nxjerrë dy armë nga çanta e shpinës dhe ka qëlluar një mësues fillimisht më pas shokët e klasës.

Pasi vrau 6 persona, ai vazhdoi duke qëlluar dhe plagosur të tjerë.

Ndërkohë, sipas informacioneve,  14-vjeçari, menjëherë pas masakrës, ka telefonuar policinë serbe dhe ka njoftuar për aktin e tij makabër, duke thënë “ejani në shkollë, i vrava shokët, po ju pres”.

Më pas ai u përpoq të fshihej, por policët e gjetën dhe e arrestuan. Nga të njëjtat burime, në fjalët e para pas arrestimit, kur u pyet nga policia se përse e kreu këtë krim, ai u mjaftua duke thënë se “qëllova se jam psikopat” .

/abcnews.al