Pas Stambollit edhe në Bursa qytetarët në radhë për të blerë bukë të lirë

schedule15:05 - 25 Janar, 2022

schedule 15:05 - 25 Janar, 2022

Turqia është e “paralizuar” nga moti i acartë dhe prania e borës në shumicën e rajoneve. Ndërkohë në Bursa qytetarët kanë sfiduar acarin dhe kanë qëndruar në radhë të gjata para furrave të bukës të cilat kanë çmim më të lirë.

Mediat vendase bëjnë me dije se qytetarët në rrethin Yıldırım të Bursës u dyndën drejt dyqaneve të BESAŞ-it, një degë e bashkisë metropolitane.

https://www.youtube.com/watch?v=XutbyoInW10

Qytetarët, pavarësisht motit të ftohtë, kanë pritur në një radhë të gjatë në borë për të marrë më lirë bukën.

Në Bursa në dyqanet e BESAŞ-it buka  400 gramë shitet për 2 lira./abcnews.al