Pas Skënder Bratajt, infektohet me koronavirus anëtari tjetër i Task Forcës

schedule11:59 - 31 Mars, 2020

schedule 11:59 - 31 Mars, 2020

Shkon në 3 numri i personelit të Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi.

Burime për ABC News bënë me dije se pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, fatkeqësisht mjeku tjetër i infektuar është Andi Koraqi, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

Lexo edhe: Tre infemiere me koronavirus: Trajtuan pacientët tek Infektivi

Ndërkohë akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria në lidhje me gjendjen e mjekut.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar pozitive me COVID 19 223 persona, mes të cilëve 12 kanë humbur jetën dhe fatmirësisht 52 prej tyre janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!